Quick Pay

Shërbimi Western Union® Quick PaySM ju mundëson kryerjen e pagesave në mbarë botën për faturat tuaja. Por kompania së cilës ju po i bëni një derdhje të caktuar parash duhet të ketë një kontratë të nënshkruar me Western Union®. 

Kontrolloni në çdo pikë UFC dhe do të shikoni që pagesa juaj do të jetë kryer brenda disa minutave. Nga një agjenci UFC ju mund të kryeni elektronikisht detyrimet e mëposhtme:

  • Të paguani fatura
  • Të likujdoni në mënyrë të shpejtë detyrimet që mund të keni
  • Të paguani në mënyrë të shpejtë kredinë
  • Të paguani abonime

Si funksionon: Dorëzoni paratë në monedhën vendase në një prej agjencevie më të afërta UFC, numrin e llogarisë bankare të kompanisë, paguani një taksë fikse dhe merrni një faturë. Pak minuta më vonë kompania në të cilën ju keni bërë derdhjen merr një konfirmim për pagesën e kryer. Western Union® i depoziton menjëherë paratë në llogarinë bankare të kompanisë ose kompanisë i dorëzohet një çek tek zyrat e saj. 

Pse të përdorësh shërbimin Western Union® Pagesë e shpejtë

  • Kjo formë shërbimi shmang të gjitha vonesat dhe taksat e shoqëruara me format e tjera të pagesave.
  • Kompania juaj do të marrë shumën e caktuar të parave vetëm brenda disa minutave.
  • Paratë konvertohen automatikisht në monedhën vendase( në ato vende ku është e aplikueshme); prandaj në momentin që ju filloni kryerjen e transfertës, ju e dini se sa është vlera e pagesës suaj në monedhë të huaj.